Bëhet dezinfektimi i hyrjeve të banesave publike në Vushtrri

Po vazhdon dezinfektimi i hyrjeve publike të banesave kolektive si dhe institucioneve publike në Vushtrri, me qëllim të parandalimit të përhapjes së Covid 19.

Lajmi u bë i ditur nga kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri, përmes një postimi në Facebook.

Deri tani në këtë komunë janë konfirmuar 56 raste me Covid-19, ku 24 prej tyre janë shëruar dhe 32 janë aktiv me Covid-19,.