Bëhen “llom” dy vetura, një person në gjendje të rëndë dërgohet në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në “Don Bosko”, në Tiranë. Mësohet se dy automjete janë përplasur dhe për pasojë një person ka mbetur i lënduar.

Nga përplasja një nga automjetet është dëmtuar rëndë, ndërsa i lënduari është dërguar me ambulancë për të marrë ndihmë mjekësore.

Rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende.