Familjarët dhe rrethi i ngushtë i familjes gjatë ditës po bëjnë homazhe tek varri i ish kandidatit të PDK-së për Pejën, Astrit Ademajt, i cili u vra muajin e kaluar.

Homazhet po bëhen tek fshati “Katundi i ri”, njofton Klankosova.tv.

E vëllai i viktimës, Armend Ademaj, tregoi se ka bojkotuar procesin e sotëm zgjedhor, si dhe i ka bërë thirre të afërmve që po ashtu ta bëjnë një gjë të tillë.

Kojtojmë se Ademaj mbeti i vrarë, bashkë me ish-kandidatin e PDK-së për kryetar të Deçanit, Blerand Kadriaj.