Bëhen edhe matjet zyrtare, ja në sa ora fillon nesër meçi Haxhi Krasniqi vs Dominic Bosel

Boksieri kosovar, Haxhi Krasniqi dhe ai gjerman, Dominic Bosel, i kanë bërë sot edhe matjet zyrtare para meçit të nesërm.

Krasniqi dhe Bösel janë gati, të dytë në matjen peshuan nga 79,3 kilogramë dhe kështu e kaluan edhe sfidën e peshës! Tash është çdo gjë gati për duelin e nesërm.

Nesër mbrëma nga ora 23:00 mund ta ndiqni duelin Krasniqi vs. Bösel II LIVE në televizionin shtetëror gjerman ARD si dhe në Klan Kosova.

Krasniqi e mbron nesër titullin e botës pikërisht ndaj Boselit të cilin e kishte mposhtur vitin e kaluar. /Ballkani.info/