Pandemia nuk i ndal dy mikeshat e ngushta, Tunën dhe Sonin.

Soni Malaj dhe Tuna Sejdiu po kalojnë pasditen e sotme së bashku, ndërsa nuk i kanë kursyer edhe fotografitë me njëra-tjetrën.

Të dyja ishin anëtare të jurisë në “X Factor Albania”, ndërsa tani ruajnë shoqëri të mirë me njëra-tjetrën.

Fillimisht, ishte Tuna ajo e cila publikoi një foto të Sonit, në të cilën shkruan “Qysh me majt distance me k’te”.

Ndërsa, Soni publikoi foto ku të dyja shihen bashkë dhe shkruan “Partnerja ime në krim”.

Se a do t’i shohim në një të ardhme të afërt dy artistet në një duet, i mbetet kohës të tregojë. 

https://www.instagram.com/p/CBx4KuHpJSv/?utm_source=ig_embed