Hekurudha Beograd – Novi Sad, në kuadër të hekurudhës ndërkombëtare Beograd-Budapest, sot është lëshuar në qarkullim.
Në trenin e parë kanë udhëtuar presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban.
Edhe Vuçiq edhe Orban janë të njohur për raportet e shkëlqyera me Vladimir Putinin dhe Rusinë.
Për ta vërtetuar këtë fakt, sot në këtë ngjarje mori pjesë edhe ambasadori rus në Serbi, Alexander Botsan-Kharchenko.
“Cili është qëllimi i pranisë së ambasadorit rus
Bocan-Kharchenko në këtë ngjarje, përveç mbështetjes së qartë të Vuçiç
dhe Orban
agresionit rus ndaj Ukrainës?”, ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter, Ivan Videnoviq.

Rusia është sanksionuar nga të gjitha vendet e Evropës dhe një pjesë e madhe e vendeve të Botës, përveç Serbisë.
Vuçiqi dhe Serbia nuk kanë pranuar t’i vënë sanksione Putinit dhe Rusisë, duke treguar haptas mbështetje për agresionin ndaj Ukrainës. Po ashtu në Beograd janë mbajtur protesta dhe marshe mbëshetëse ndaj Rusisë të organizuara nga njerëzit e Vuçiqit.







