Bëhen bashkë djemtë e komandantëve!

Bijtë e ish-komandantëve të luftës dhe krerëve politikë në Kosovë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Sami Lushtaku kanë zhvilluar një takim së bashku.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, njëkohësisht i biri i ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Sami Lushtaku ka takuar djalin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, Endrit Thaçin dhe djalin e ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli, Klestor Veseli, që të dy ish-komandatë të UÇK-së e që tani ndodhen në paraburgim në Hagë ku akuzohen për krime lufte.

Deputeti Lushtaku ka publikuar një fotografi nga takimi Thaçin dhe Veselin duke thënë se është përgjegjësi të jesh pasardhës i çlirimtarëve, por gjithashtu krenari.  

Është përgjegjësi e madhe të jesh pasardhës i themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por njëkohësisht ndihemi krenarë që jemi pasardhës të ÇLIRIMTARËVE!