Bëhen bashkë djali i Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit, u dërgojnë një mesazh baballarëve

Djali i Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt thonë se ata ndihem krenarë me baballarët e tyre.

Ata janë bërë bashkë dhe kanë realizuar një foto të përbashkët.

“Une e Gurakuçi krenarë me ju !”, ka shkruar Gëzim Gucati në llogarinë e tij në Facebook.

Ndryshe, Haradinaj dhe Gucati u arrestuan më 25 shtator nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim, të lëshuara nga një gjykatës i Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Nënkryetari i OVL të UÇK-së Nasim Haradinaj do të paraqitet sot në ora 15.00 në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.