Drejtori i Operacionit Sunny Hill Festival, Shpat Begolli, ka deklaruar se kanë interesim të madh për këtë edicion të festivalit.

Në Lajmet Qendrore në Klan Kosova, ai ka thënë se të interesuarit janë publik nga rajoni, Turqia dhe Greqia.

Ai nuk la pa përmendur edhe diasporën kosovare, për të cilën tha se kanë interesim të madh çdo herë.

“Këtë kemi shumë interesim të madh të publikut nga rajoni, ndoshta se pse festivali po shkon duke e krijuar një emër, për shkak të ‘line up-it’ tonë që ne kemi dhe është më i kompletumi pa asnjë mëdyshje që mundet të shfaqet në këtë rajonin tonë”.

“Këtë vit kemi numër shumë të madh të biletave që po i shesim në tregun turk, ka një mësymje nga ai treg që të vijnë të na vizitojnë. Edhe ne kemi rritu rrjetin e shpërndarjes së biletave tash kemi përfaqësim edhe në Turqi edhe në Greqi, edhe prej gjithë rajoni ka interes të veçantë. Nuk duhet të harrojmë kemi interesim të madh nga diaspora, ata sjellin edhe mysafir të vet që vijnë me ta në festival dhe që e bëjnë festivalin, një festival ndërkombëtar”, ka thënë Belegu.