Presidenti shqiptar

Begaj për Samitin e Berlinit në Tiranë: Ngjarje e madhe historike

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, përmes një postimi në Facebook ka thënë se mbajtja në Tiranë sot e Samitit të Procesit të Berlinit është një ngjarje e madhe historike.

Ai gjithashtu u ka uruar  mirëseardhje dhe punime të mbara delegacioneve pjesëmarrëse.

“Mbajtja ne Tiranë sot e Samitit të Procesit të Berlinit është një ngjarje e madhe historike për rrugëtimin evropian të Shqipërisë dhe rajonit. I uroj mirëseardhjen dhe punime të mbara delegacioneve pjesëmarrëse”, ka shkruar tutje Begaj.