Begaj për masat e reja: Bizneset do të kenë humbje të mëdha

Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj ka deklaruar se me masat e reja do të ketë humbje të madhe të shumë bizneseve, e cila do të ketë pasoja, megjithatë shpreson se komunat do të ndihmohen nga Qeveria.

“Është e pamundur ne si komunë t’i ndihmojnë bizneset dhe ne e kemi të vështirë t’ia dalim në këtë situatë”, tha ai.

Kjo komunë është heq nga karantina, por Begaj tha se vazhdojnë me kohën e kufizimit dhe respektimin e masave tjera.