Befasuese / Nikoqiri i teston dasmorët në Klinë(VIDEO)

Një familje nga Klina në ahengun e saj ka vendosur që të gjithë të ftuarit t’i testojë për COVID-19.

E kjo gjë u mirëprit nga të ftuarit teksa e cilësuan si një formë të mirë të organizimit e se do ta shijojnë edhe më shumë ahengun, njofton Klan Kosova.

Organizatori i dasmës, Agim Shpati, tha se të gjithë ata që do të rezultojnë pozitivë nuk do të mund të marrin pjesë në dasmë.