Befasuese, Glauk Konjufca nuk e votoi veten për kryeparlamentar

Legjislatura e shtatë e Kuvendit të Kosovës, tashmë e ka kreun e saj, Glauk Konjufcën.

Ashtu siç e kërkon rregulli, Lëvizja Vetëvendosje si grupi më i madh parlamentar e propozoi Konjufcën për kryetar të Kuvendit.

Më pas Konjufca mori besimin 75 deputetëve për tu zgjedhur kështu kryetar i Kuvendit. 27 ishin kundër si dhe 6 abstenime. Në mesin e këtyre të fundit abstenoi edhe vet Konjufca.