Befason Rron Gjinovci, kërkon rikthimin e Dardan Molliqajt në VV

Ish-aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rron Gjinovci, ka befasuar së fundmi me një stauts bërë në rrjetet sociale ku ka shkruar për kreun e PSD-së, Dardan Molliqaj.

Gjinovci ka shkruar se Molliqaj duhet të kthehet në Lëvizjen Vetëvendosje.

“Dardan Molliqaj duhet me u kthy në VV”, ka shkruar Gjinovci.

Nuk dihet nëse këtë status e ka bërë për të ironizuar me Molliqajn, i cili në çdo paraqitje televizive, por jo vetëm po kritikon ashpër kryetarin e VV-së, Albin Kurti.

Këtë e bëri edhe sonte, duke thënë se nuk mund ta mbrojë Thaçin e të tjerët sepse ka një botëkuptim të rrezikshëm, pasi kreu i VV-së tha se shteti duhet të mbrojë krerët e UÇK-së që janë në Hagë.

Për këtë të fundit, edhe Gjionvci ka kritikuar ashpër Kurtin, duke thënë se konferenca e kreut të VV-së ishte “një nga paraqitjet e tij ma të dobëta, ma patetike e me ma së shumti gabime”.