Befason Nora: Shpërndan këngën e Robertit “t’kam dashtë”

Nora Istrefi ka bërë një veprim tepër interesant sonte. Ajo ka shpërndarë në InstaStory këngën e fundit të Robert Berishës “T’kam dashtë”.

Ata i dhanë fund martesës së tyre para 3 muajve por si duket shigjetat e Kupidit ende janë në ajër për çiftin.

Është shkruar shpesh se ata mund të rikthehen prapë dhe mos të ndahen përfundimisht derisa edhe në disa intervista Roberti ka dëshmuar se ende ka fjalë të mirë për deri dje gruan e tij.

E këtë e ka treguar sonte edhe Nora.

Ajo në një postim në InstaStory ka shpërndarë videoklipin e këngës së fundit të Robertit me Kley dhe Fabio “T’kam dasht”, të cilën Roberti e lansoi para pesë dite. Pavarësisht se është lansuar herët, kënga nuk ka arritur të këtë më shumë se 14 mijë klikime.

Ndërkohë Nora ka paralajmëruar këngën e saj të re, që do ta lansojë në bashkëpunim me Gjikon dhe quhet “Anna”.

Kujtojmë se Roberti ishte i pari që kishte postuar një shkrim në Instagram që është ndarë nga gruaja e tij, por kishte thënë se ai do të jetë tërësisht i përkushtuar për rritjen e vajzës së tyre Reneë.

Nora ende nuk është deklaruar për shkurorëzimin, por besohet se ajo tashmë ka kontraktuar një avokat që do ta bëjë këtë.