Befason hoxha: BIK-u do ta formojë “qeverinë” më shpejt sesa VV-LDK

Në Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK) do të mbahen zgjedhjet në nivel lokal, për këtë arsye nga çdo xhami duhet votuar imami dhe dy persona nga xhemati ( personat që falen ne xhami).

Në këtë xhuma ka qenë përzgjedhja e këtyre personave.

Në xhaminë “katër llullat”, imami Husamedin Abazi pasi tregoi që sot do të përzgjidhen këta dy persona tha se ndoshta Ne e formojmë “qeverinë tonë”, më shpejt se politikanët ( duke u atribuar tek vonesat e formimit të koalicionit në mes të VV-së dhe LDK-së), ka thënë Abazaj. /Ballkani.info/