“Befason” Glauk Konjufca: U ndjeva krenar me flamurin e Kosovës!

Ministri i Punëve të Jashtme në detyrë, Glauk Konjufca, sot është paraqitur përmes videos në Mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së kushtuar Kosovës. Paraqitjen Konjufca e ka bërë duke e mbajtur në sfond flamurin e Kosovës.

Ky gjest ka bërë që të ketë reagime nga Serbia dhe Rusia, si pjesëmarrëse të kësaj mbledhjeje, shkruan Ballkani.info.

E i pyetur sonte se a është ndjerë krenar me flamurin e Kosovës, të cilin VV-ja dhe vetë Konjufca nuk e kanë pranuar derisa kanë ardhur në pushtet, Konjufca fillimisht ka thënë se është ndjerë mirë.

Insitimi i gazetarit të Dukagjinit se a është ndjerë krenar apo vetëm mirë, Konjufca tha: “U ndjeva mirë dhe krenar me atë flamur, dhe duhet me ia dhanë hakun dhe me mbrojte”. /Ballkani.info/