Befason Ermal Mamaqi, do të kaloja natën me këtë këngëtare të njohur

Ermal Mamaqi njihet si një moderator dhe aktor që ka bashkëpunuar me emra të shumtë nga estrada shqiptare.

Ai së fundmi ka bashkëpunuar edhe me këngëtaren, Enca Haxhia e cila do të ketë një rol në filmin që pritet të lëshohet si premierë gjatë ditëve në vijim në Kosovë.

Mamaqi ka qenë i futar sonte në “Review” ku është bërë edhe pjesë e lojërave të këtij emisioni derisa nuk kanë munguar as pyetjet provokuese.

I pyetur se me kë do ta kalonte natën mes 14-personazheve të paraqitura me fotografi në tabelë, ai ka përzgjedhur Enca Haxhian pa shtuar ndonjë koment.

Mamaqi i është përgjigjur edhe shumë pyetjeve tjera ‘të nxehta’ të cilat mund t’i  gjeni në videon më poshtë.