Deputetja e LVV-së

Befason deputetja Pacolli, këshillon kolegen të lexon veç një fjali nga Raporti i Progresit: S`ki nevojë me e lexu komplet

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, dhe ajo e VV-së, Fitore Pacolli, kanë polemizuar rreth Raportit të Progresit për Kosovën.

Deputetja e PDK-së ka thënë se zyrtarët e VV-së po dëshmojnë se nuk e kanë lexuar gjithë raportin në fjalë.

Po tregoni se vetëm Raportin e Progresit nuk e keni lexu. Domethënë asnjë analizë që t`i e the deri me tash nuk ekziston. Sot me vjen keq prej atij plakut që na sheh, të cilin e keni terorizu me familjen tanë”, ka thënë Musliu-Shoshi.

Ndaj saj, ka reaguar deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, e cila në një far forme e ka konfirmuar se nuk e ka lexuar krejt raportin.

Ajo ka thënë se duhet të lexohet vetëm fjalia e parë e përmbledhjes së përgjithshme të raportin.

Përvoja ime që i kam lexuar sa e sa vite raportet e progresit po të këshilloj lexoje veç fjalinë e parë të përmbledhjes së përgjithshme dhe s`ki nevojë me e lexu komplet raportin. Tregon për avancimin tonë drejt reformës evropiane që kemi bërë. Është shumë e qartë, s`ki nevojë me e lexu raportin Arianë, mos u lodh, mos e lexo raportin. Lexoje vetëm atë fjali, e cila të ndihmon shumë me kuptu”, ka thënë Pacolli