Befason deputeti i VV-së, akuzon senatorin e ShBA-së se babai i tij ishte kundër intervenimit të NATO-s

Hekuran Murati, deputet i Vetëvendosjes, derisa po flet në Kuvend në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita për të diskutuar në lidhje me raportet ShBA – Kosovë, ka akuzuar senatorin amerikan Rand Paul, i cili e përkrahu idenë për të tërhequr trupat amerikane në Kosovë.

Murati tha që edhe në kohën e intervenimit të NATO-së në Kosovë kishte senator kundër.

Madje, Murati tha që ishte edhe vet babai i senatorit Rand Paul.

“Paul është i ekstremit të djathtë, ka qenë kundër intervenimit të NATO-s, po e citoni djalin e atij që ishte kundër intervenimit të NATO-së. Mos u mundoni me ndez zjarre të tilla që nuk mund t’i kontrolloni.