Publicisti Baton Haxhiu ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje më 14 shkurt e mbyll garën në Kosovë.

Haxhiu në “Debat Plus” ka thënë se synimi i Vetëvendosjes është të depërtojë në Shqipëri.

“Vetëvendosje Kosovën e kanë sundua. LDK-në e kanë shkatërrua. Projektimi i tyre është Shqipëria. Me 14 shkurt mbaron bëtaja me Kosovën. Këta e kanë mat mirë se biologjia e një lideri politik si Edi Rama po shkon dhe nuk ka më lider tjetër në Shqipëri prandaj LVV po trason atë rrugë”, tha Haxhiu.

Analisti thotë se megjithatë LVV ka ndihmuar demokracinë në Kosovë.

Ai thotë se një pjesë e mirë e njerëzve të LVV nuk kanë histori korruptive, transmeton Ballkani.info.

Haxhiu thotë se është gjë e mirë që Vetëvendosje e unifikoi politikën e Kosovës dhe Shqipërisë pasi deri më tani në Shqipëri nuk ka pasur interesim për politikën në Kosovë.

Ai po ashtu në mënyrë cinike tha se dëshiron që VV-ja t’i fitojë 80 deputetë dhe vet ta ketë kryeministrin, presidentin dhe kryeparlamentarin.

“Le t’i merr të gjitha pozitat dhe le ta shohim çfarë po bën. Sepse këtë po e kërkojnë ata”, ka thënë Haxhiu. /Ballkani.info/