Befasohet nga propozimi për martesë, reagoi e gëzuar derisa pranonte unazën (Video)

Amanda Johnson dhe Matt Zagaja nga Shtete e Bashkuara, kanë qenë për pushime në Positano të Italisë, kur lidhja e tyre kaloi në një nivel tjetër.

Derisa po shëtisnin një bregdet dhe pozonin para kamerës, ai ra në njërin gju dhe i propozoi për martesë.

Kjo e befasoi shumë të dashurën e tij, e cila reagoi e gëzuar dhe u rrëzua, derisa po e pranonte unazën.

“Ishte shumë nxehtë, ndërsa ai nuk po e hiqte xhaketën, më vonë e kuptova që e kishte mbajtur për ta fshehur kutinë e unazës” ka thënë Johnson.

Ky propozim që ka ndodhur gjatë vitit të kaluar, është rishfaqur në internet duke mbledhur shumë reagime pozitive.
https://www.youtube.com/watch?v=ozpV-KSVGM0