“Befasohet” komuna e Prishtinës, u nisën për të rrënuar një objekt por…

Drejtori i Inspekcionit në komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, ka bërë të ditur se sot kishin planifikuar të rrënonin një objekt që sapo kishte nisur në një lagje në periferi të Prishtinës, por se aty i kishte pritur një befasi.

Tahiri ka bërë të ditur se pala kishte rrënuar vet këtë objekt, i ndërtuar pa leje.

Ai ka shoqëruar edhe fotografi në shkrimin e tij, që tregojnë për gjendjen e objektit para dhe pas.

“Sot kishim planifikuar aksion për rrënimin e një objekti pa leje në periferi të Prishtinës.
E mira në të keqe – pala e kishte rrënuar vetë!”, ka shkruar Tahiri.