Scott Harwood, një turist anglez, vendosi që ta vizitonte Kosovën.

Ai ka bërë një udhëtim me autobus nga Berlini, i cili ka zgjatur 28 orë. Një gjë të tillë e ka konfirmuar vetë turisti nëpërmjet llogarisë së tij zyrtare në ‘Twitter’.

Pasi ka vizituar obeliskun “Newborn” në Prishtinë, turisti vendosi që ta vizitojë edhe Prizrenin.

Ndër 17 arsyet që i ka pëlqyer rajoni i Kosovës është edhe çmimi i lirë i hamburgerit.

“Në Kosovë e hëngra hamburgerin më të madh që kam ngrënë kohët e fundit dhe më kushtoi vetëm 1 euro”, shkroi ai në Twitter.

Reason to love #Kosovo number 17:
This #hamburger, being the biggest burger I’ve had for a while, only cost me €1. #travel #pristina pic.twitter.com/UsYCBvAQPa

— The Avant-Garde Traveller (@AvantTraveller) July 29, 2019

loading…