Në orën 16:00 mblidhet Këshilli Drejtues i PDK-së, ku pritet të propozohen e më pas të votohen anëtarët e Kryesisë së re të kësaj partie.
Pjesë e këtij organi udhëheqës të partisë janë emra që nuk kanë qenë kurrë pjesë PDK-së. Ka mes tyre edhe ish deputetë të LVV-së.
Pjesë e këtij organi udhëheqës të partisë janë emra që nuk kanë qenë kurrë pjesë PDK-së. Ka mes tyre edhe ish deputet të LVV-së.
Mediat raportojnë se pjesë e Kryesisë së PDK-së sipas burimeve pritet të jenë dy ish-figurat qendrore të Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti dhe Dardan Sejdiu, megjithatë pritet të shihet.
Ndonëse lista nuk është zyrtare dhe mund të ndryshojë deri në finalizim, Bernard Nika ish ambasador dhe pjesë e AKR-së, Rrahman Paçarizi, profesor në UP, figurojnë në listë.
Sot është kontaktuar me profesor Paçarizin për të parë nëse i njëjti pritet të jetë pjesë e PDK-së, por ai e ka mohuar një gjë të tillë.
“Nuk jam pjesë e kryesisë”, ka thënë shkurt Paçarizi për Express.
Ish ambasadori Nikaj ka thënë se për këtë çështje nuk është i autorizuar të flas.
“Të lutem drejtoju atyre në PDK, ata të japin informata se unë nuk jam i autorizuar për këtë pjesë”, ka thënë ai.
Por, GazetaScanner merr vesh se po këta emra do të jenë në listën e Kryesisë së PDK.
Po ashtu, ka edhe tjerë, por që ende nuk janë zyrtarizuar. Po ashtu, mësohet se u negociua edhe me një nga ish- ministrat e Nismës, por nuk dihet a është dakorduar.
Kjo është lista e plotë që po qarkullon sot:
Memli Krasniqi
Vlora Çitaku
Adri Nurellari
Agim Çeku
Arben Fetoshi
Blerand Stavileci
Bernard Nikaj
Bajrush Xhemajli
Bekim Çollaku
Dardan Sejdiu
Donika Shahini
Donjet Bislimi
Enver Hoxhaj
Urani Ismaili
Ramë Buja
Rrahman Paçarizi
Valdete Idrizi
Visar Azemi
Latif Gashi
Lujeta Veseli-Gutaj
Kristina Gashi
Kujtim Gashi
Sebiha Shala
Sokol Bashota







