Deri në këtë orë në KQZ janë regjistruar 23 subjekte politike, prej të cilave: 3 koalicione, 17 parti politike, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat i pavarur.
Së fundmi listës së partive politike i është shtuar edhe Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt, që do të garojë e vetme në zgjedhjet e 28 Dhjetorit.
Kjo parti në zgjedhjet e 9 shkurtit garoi në koalicion me AAK-në, që po ashtu tash do të garojë si e vetme.
Nisma ka pasur tre deputetë në Kuvend.
Gjatë ditëve të fundit ajo ka zhvilluar diskutime edhe me LDK-në, por në fund duket se vendimi është marrë që të mos garohet në një listë të vetme.







