BEFASI: Ky është ekonomisti që i bashkohet LDK-së në Pejë

Kosovës i kanë mbetur edhe pak javë për të hyrë në zgjedhjet komunale dhe konkurrenca nga subjektet politike për veç kandidatëve për kryetar komune është rritur edhe për kandidatët për asamble.

Në këtë garë për herë të parë hyri ekonomisti dhe drejtori i ElkosCenter, Granit Kelmendi, i cili sot bëri publik kandidaturën e tij për garën për kuvendin e Pejës brenda LDK -së, në prani të kryetarit të LDK -së Lumir Abdigjikut dhe kryetarit të Pejës Gazmen Muhaxherit.

Kelmendi është një djalë i dëshmuar si menaxher dhe ekonomist i suksesshëm në qytetin e Pejës, me arsim të lartë në fushën e ekonomisë dhe menaxhimit, i cili këtë përvojë e ka fituar nga studimet e tij në Gjermani, si dhe punën tij në disa kompani shumë serioze në këtë vend. Granit Kelmendi, është kthyer prej disa vitesh për ta kthyer këtë përvojë nga Gjermania në Kosovë, ku është dëshmuar si drejtor dhe menaxher i suksesshëm në ElkosCenter për disa vite.

Kelmendi, përveçse si një ekonomist i mirë, është edhe një djalë i përkushtuar familjes qe vjen nga një familje me tradite te shkolluar e te përkushtuar për vendin dhe shtetin ai po ashtu është një prind i devotshëm dhe bashkëshort i mire i cili krahas punës i kushton një vëmendje të madhe edhe familjes sa i përket arsimimit dhe edukimit të tyre.

Kelmendi, është shembulli më i mirë për qytetin e Pejës dhe kandidati më i mirë nga lista e LDK -së, si kandidat për asamble në zgjedhjet e 17 tetorit të këtij viti.

Ky është postimi i plotë i Granit Kelmendit për hyrjen e tij në politikë.