BEFASI E MADHE: PDK fiton pa balotazh në Han të Elezit, mundet Rufki Suma

Kandidati i PDK-së në Han të Elezit, Mehmet Ballazhi, ka arritur ta largojë nga pushteti Rufki Sumën, kandidat të pavarur, pas shumë kohësh.

Me numërim e 100 për qind të votave në këtë komunë, Ballazhi ka fituar 50.98 të votave apo 2485 vota. Suma ka marrë 42.47 përqind apo 2070 vota.