BEFASI: Avdullah Hoti më i preferuar për kryeministër sesa Vjosa Osmani

Avdullah Hoti është më i preferuar për postin e kryeministrit sesa Vjosa Osmani.

Të paktën kështu e ka nxjerrë hulumtimi i fundit i opinionit publik që UBO Consulting e ka realizuar e të cilin e ka shpalosur ekskluzivisht në Rubikon të Klan Kosovës.

12 % e të anketuarve e kanë zgjedhur Avdullah Hotin, që është kryeministër në detyrë, si favorit për shef të qeverisë.

1 % më pak e kanë preferuar Vjosa Osmanin, që aktualisht është ushtruese e detyrës së presidentes dhe kryetare e Kuvendit, për kryeministre.

Shefin e Avdullah Hotit dhe ish-shefin e Vjosa Osmanit, Isa Mustafën, e kanë zgjedhur si person të duhur për pozitën e kryeministrit vetëm 1 % e qytetarëve.