“BeerFest Kosova”, zbulohen datat dhe lokacioni i festivalit

“BeerFest Kosova” është festivali i birrës që organizohet në Kosovë.

Kjo ngjarje ka karakter promocional dhe argëtues, me ç’rast brende të ndryshme të birrave marrin pjesë me çmime promocionale dhe oferta interesante për adhuruesit e birrës.

Ky festival po rikthehet edhe këtë vit, me datat 19, 20 dhe 21 gusht. Këtë e kanë bërë të ditur, organizatorët e festivalit.

“BeerFest Kosova”, do të mbahet në parkingun prapa pallatit të rinisë në Prishtinë.

Njoftimi i plotë:

Beerfest Kosova ’22, rikthehet fuqishëm me 19, 20 dhe 21 gusht, në parkingun prapa pallatit të rinisë në Prishtinë.

Njoftojmë të gjithë adhuruesit e birrave se 14 brende vendore dhe ndërkombëtare do të jenë pjesë e këtij edicioni.

Përveç shume birrave, pijeve tjera dhe ushqimit adhuruesit e Beerfest do të kenë mundësi të argëtohen me një program fantastik me emra të shquar të estradës tonë dhe DJ me famë ndërkombëtare. Në mesin e shumë artistëve që do të përformojnë janë: MC Kresha, Lyrical son, Minatori, Melinda Ademi, Xuxi, DJ Caboo, David Dreshaj, Lore, Yon Idy, Telikput, M.O.M, Bigbby, Nonejm e shumë të tjerë.

Organizatorët e festivalit nga kompania MODUS Events & Entertainment, bëjnë të ditur se pas 3 vjetësh Beerfest do të ri sjellë të gjitha kënaqësitë dhe argëtimet që ishin në edicionet e kaluara, si: skenë madhështore me efekte vizuele dhe program artistik shumë të mire, disa Birra të reja që për herë të parë do të jenë prezentë në këtë edicion si dhe lojëra shpërblyese që do të bëhen në këndin e lojërave.

Sipas MODUS Events, edicioni i sivjetmë do të ketë edhe konceptin “Green” të organizmit dhe mbetjet nga kanaqet dhe gotat e plastikes do te dërgohen në riciklim.

Beerfest Kosova 22, me 19 deri 21 Gusht në Parkingun Prapa Pallatit të Rinisë në Prishtinë.