Bedri Zemaj ka treguar arsyet pse e votojnë buxhetin 2020

Bedri Hamza nga radhët e PDK-së, ka thënë sot në seancën e cila po mbahet për votimin e buxhetit 2020, se ata e votojnë buxhetin për interesat e vendit, e jo për qeverinë.

“Buxhetin e votojmë për policinë, për mjekët e jo për qeverinë. Buxhetin e votojmë për hir të vendit dhe qytetarëve të tij, përndryshe qeveria është dashur që moti ta përfundojë këtë temë”, ka thënë Hamza pas një replike me ministren e Financave, Hykmete Bajrami.