Bedri Istrefi, ushtrues detyre i kryeshefit të Telekomit

Bordi i Telekomit të Kosovës përmes një njoftimi për media bën të ditur se Bedri Istrefi, do ta ushtrojë detyrën e kryeshefit të Telekomit të Kosovës.

“Bordi i Drejtorëve i Telekomit të Kosovës Sh.A në mbledhjen e sotme të datës 31 Dhjetor 2018, ka vendosur që për pozitën e Ushtruesit të Detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të Telekomit të Kosovës të emërohet z. Bedri Istrefi. Bordi i Drejtorëve i Telekomit të Kosovës Sh.A i uron punë të mbarë në pozitën e tij të re z.Bedri Istrefi”, thuhet në njoftim.

Në këtë pozitë, Istrefi vjen pas largimit të kryeshefit ekzekutiv të Telekomit, Gent Begolli.