Bedri Hamza, VV-së: Jemi xhelozë se në koalicionin e fundit na e keni marrë LDK-në

Ka nisur seanca në Kuvendin e Kosovës, në të cilën pritet të votohet Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike.

Lëvizja Vetëvendosje ka konfirmuar se nuk do të marrë pjesë në votimin e këtij Projektligji.

Deputeti i LVV-së, Liburn Aliu ka folur në emër të Lëvizjes Vetëvendosje duke konfirmuar se kjo parti nuk do të marrë pjesë në votim. Ai ka akuzuar LDK-në e PDK-në që për hesape të tyre janë bërë sërish bashkë.

E shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza ka thënë se nga ky Projektligj do të përfitojnë qytetarët e Kosovës.

Duke ironizuar me Aliun e VV-së, Hamza ka thënë se si PDK janë xheloz ngase në koalicionin e fundit, VV ua mori LDK-në.

“Kemi pasë koalicion me LDK-në dhe me paritë tjera, tani jemi pak xhelozë se ju e keni pasë koalicionin e fundit me LDK-në, na murtë pak neve por në të ardhmen nuk e dimë se çka sillet”, u shpreh ai.

PDK konfirmoi edhe një herë se do të japë votat e saj për këtë Projektligj.