Bedri Hamza sonte ka mbajtur një tubim masiv me qytetarët e Lipjanit. Hamza u ka premtuar atyre se do ta realizojë autostradën Banullë-Duhël. Ai ka thënë se nga Blinaja e bukur, Shpella e Gadimes e deri në Janjevën historike, turizmi do të kthehet në forcë zhvillimi për Lipjanin!
“Atmosferë e jashtëzakonshme në Lipjan! Autostrada Banullë-Duhël, do të realizohet! Nga Blinaja e bukur, Shpella e Gadimes e deri në Janjevën historike, turizmi do të kthehet në forcë zhvillimi për Lipjanin! Çdo votë për numrin 131 është një votë për Kosovën! #MaMirë #PDK131”, ka shkruar Hamza.







