Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Shaip Kadriaj, së bashku me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, kanë vizituar familjen e dëshmorëve Reshat dhe Zaim Muqa.
Përmes një postimi publik, Kadriaj ka shprehur mirënjohje dhe respekt për sakrificën e dëshmorëve dhe familjeve të tyre.
“Vizitë tek familja e dëshmorëve Reshat e Zaim Muqa. Mirënjohje, nderime dhe lavdi për dëshmorët dhe familjet e tyre”, ka shkruar ai.
Në këtë vizitë, Kadrijaj dhe Hamza kanë nderuar kontributin dhe sakrificën e familjes Muqa për lirinë e Kosovës, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së kujtimit dhe respektit për dëshmorët e kombit.
Shaip Kadriaj garon në zgjedhje si kandidat për deputet nga PDK-ja me numrin 57.







