Dimitar Bechev, ligjërues në Universitetin e Oksfordit dhe njohës i zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, nëpërmjet një postimi në platformën “X” të enjten, konsideroi se Serbia nuk do ta pushtojë Kosovën, porse kryeministri kosovar Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç, përfitojnë nga situata e tensionuar në pjesën veriore të Kosovës.
“Kjo është një fitore e favorshme për të dyja palët. Kurti mbron integritetin e Kosovës, ndërsa Vuçiç merr meritat si paqebërës”, shkroi Bechev, derisa shpërndau artikullin e gazetës britanike “The Telegraph”, ku thuhet se masat e sigurisë në Kosovë janë shtuar ndërsa është rritur edhe frika se presidenti i Serbisë mund të lëvizë ushtrinë drejt Kosovës.
Në artikullin e gazetës së njohur britanike përmendet edhe sulmi terrorist i paramilitarëve serbë në fshatin Banjë të Zveçanit – komunë e banuar me shumicë serbe – në pjesën veriore të Kosovës, ndërsa autorja e reportazhit kujton se prej 24 shtatorit 2023, policia kosovare kryen patrulla rutinore përgjatë kufirit, duke kërkuar rrugët ilegale që çojnë në Serbi.
VIDEO BONUS:







