Këngëtares i ka ndodhur një gjë aspak e këndshme. Bebe Rexha njihet për një nga aksesoritë e saj që më shpesh e ka vënë. Ajo në performanca, ashtu edhe në koncerte e videoklipe këngëtarja është parë shpesh me çaforen e saj me emrin ‘Bebe’.

Gjerdani me emrin “Bebe” ishte diçka me të cilën identifikohej këngëtarja me origjinë shqiptaren dhe ishte edhe shumë e shtrenjtë për të.

Por tani me shumë mundësi nuk do mund t’ia shohim më sepse mesa duket dikush ia ka vjedhur. Këngëtarja e hitit “I’m a mess” ka bërë një status në llogarinë e saj në Twitter ku ka njoftuar se varësen e saj të shtrenjtë ia kanë vjedhur në aeroport.

“Dikush më ka vjedhur varësen time “Bebe”, më është thyer zemra”.

Më pas në një tjetër postim Bebe ka një kërkesë për të gjithë ndjekësit e saj.

“Nëse dikush e sheh varësen time duke u shitur në internet, ju lutem më lajmëroni. Mos e bleni atë”- përfundon këngëtarja.