Bebe Rexhës i bëhet ëndrra realitet
Bebe Rexha është ndër artistet më të suksesshme në rrafshin ndërkombëtar.
Bebe Rexha është shumë aktive me këngë të reja dhe koncerte në mbarë botën.
Përveç kësaj, këngëtaren e shohim vazhdimisht të jetë e pranishme në evente në mesin e emrave më të njohur të industrisë së muzikës dhe jo vetëm.
Përmes një postimi që ka bërë së fundi në Instagram, Bebe Rexha ka njoftuar fansat që sonte mund ta ndjekin performancën e saj në sfilatën e “Victoria’s Secret”, duke shtuar që kjo ka qenë çdo herë ëndërr e saj.
“Gjithmonë e kisha ëndërr të madhe të performoj në “Victoria’s Secretr FAshion Show” dhe në fund po ndodh nesër!! Kështu që mos e humbisni!!! Më shikoni duke lëvizur trupin pa pushim në atë pistë”, ka shkruar ajo.
https://www.instagram.com/p/Bq3M6j1HdYv/?utm_source=ig_web_button_share_sheet