Bebe Rexhës gati sa nuk i doli… në ‘MTV EMA’ (FOTO)

Në në Bizkaia Arena në Bilbao të Spanjës sonte po mbahet ‘MTV EMA’.

Sonte (e diel) është duke u mbajtur mbrëmja e madhe e ndarjes së çmimeve, MTV Europe Music Awards 2018, shkruan lajmi.net.

Pjesë e kësaj ngjarje madhështore janë edhe dy këngëtaret shqiptare, Bebe Rexha dhe Dua Lipa të cilat janë edhe të nominuara.

Të dya janë të nominuara për çmime, ndërsa Bebe do të performojë edhe ‘live’, për çka ka treguar vetë nëpërmjet postimit të një fotografie në Instagram.

Në prapaskena ajo shihet duke vallëzuar dhe fustani që ka veshur është aq i shkurtër sa gati nuk ia ka zbuluar të brendshmet.