Bebe Rexhaj nuk është mirë me shëndet,tregon se do t’i nënshtrohet një operacioni

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, njoftoi në fillim të kësaj jave se ishte duke vuajtur nga sinuset e hundës.

Ajo ka marrë një infeksion serioz dhe hunda e saj është devijuar si pasojë e një aksidenti, me ç’rast edhe frymëmarrja e saj është vështirësuar.

“Jam kaq e lodhur, dua vetëm të frymoj nga hunda, është kjo ajo e gjitha që dua. Dhe tani kam marr një infeksion të sinuseve prej 10 ditësh dhe jam thjeshtë e mbaruar”, u shpreh ajo.

Tani, 30-vjeçarja ka njoftuar se pas vizitës te doktori i është kumtuar lajmi se ajo duhet t’i nënshtrohet një operimi për heqjen e sinuseve.

“Unë shkova te doktori për infeksionin tim të sinuseve, që nuk është duke u larguar dhe zbulova se duhet të hyj në operacion, për brendësinë e hundës sime, sepse është devijuar dhe kjo është arsyeja pse kam marrë infeksion të sinuseve”, tha Bebe Rexha në një video të ndarë me fansat në InstaStory.

E njëjta më pas publikoi edhe disa pamje tjera ku shihej e hospitalizuar duke marrë trajtim, teksa në mbishkrimin e fotografive shkroi: “Kurrë nuk po mbaron, infeksioni i sinuseve”

Më pas, artistja shqiptare e bëri të qartë se po i mungon shumë nëna e saj, Bukurija, e cila ndodhet në New York.