Bebe Rexha vjen atraktive dhe elegante në të kuqe

Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, vazhdon të jetë një emër mjaft i suksesshëm në tregun ndërkombëtar, e cila krahas muzikës është e fokusuar edhe në projekte të tjera.

Muaj më parë, biondja bëri të ditur se është pjesë e një bashkëpunimi me “Bebe Store”, në mënyrë që t’i vë në shitje bluzat që ajo ka dizajnuar.

Kështu, bukuroshja jonë së fundmi ka pozuar me një kostum të saj të kuq, në të cilin shfaqet mjaft atraktive dhe në formë.

https://www.instagram.com/p/B2eRg9ll4ea/

“Kostum prej Bebe Stores, Duaje veten tënde”, ka shkruar mes të tjerash ajo, duke vënë në pah sharmin në veshjen elegante.

Artistja nga Shkodra gjatë kësaj kohe po ashtu u komentua tejet shumë për shkak të një imazhi nudo që e solli për ditëlindjen e 30-të. Madje, mori kritika të shumta edhe nga babai, duke i thënë që t’a heq nga rrjetet sociale tërësisht atë postim.

loading…