Bebe Rexha vë në pah format e bujshme të trupit, teksa vazhdon t’i shijojë pushimet me të dashurin Keyan Safyari

Këngëtarja shqiptare me renome ndërkombëtare, Bebe Rexha, po shijon disa ditë të mira pushimi kohëve të fundit.

Ajo ka zgjedhur që këto ditë t’i kalojë pranë të dashurit dhe disa prej miqve të saj në një destinacion të largët dhe luksoz.

31-vjeçarja ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram imazhe të ndryshme, duke treguar momentet e këndshme që po shijon atje.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Ndër të tjerash, ajo nuk hezitoi që të ndajë një sërë fotografish, ku dukej mjaft dukej mjaft atraktive në një fustan me prerje, i cili vinte në pah format e saj të bujshme të trupit.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Bebe Rexha shquhet për linjat e saj trupore, për të cilat është shumë e komentuar nga fansat në rrjetet sociale.

Më vonë, ajo publikoi edhe një fotografi me të dashurin e saj, regjisorin Keyan Safyari, me të cilin është në lidhje tash e gati një vit.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Rexha duket shumë e lumtur në krahët e regjisorit amerikan, ndërsa këtë e tregojnë edhe paraqitjet më të shpeshta të çiftit në rrjetet sociale.

Ky pushim vjen i merituar për këngëtaren shqiptare, pas suksesit që ajo po shijon me albumin e saj më të ri, “Better Mistakes”, i cili u publikua gjatë muajit maj.