Bebe Rexha ushqehet me hamburgerin më të shtrenjtë, të gatuar me arë

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, është shumë e pëlqyer nga miliona fansa për muzikën e saj.

Ajo është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Jo pak herë këngëtarja ka ndarë me fansat fotografi edhe kur është pa makijazh, duke treguar dukjen e saj natyrale dhe mënyrën se si ajo vishet në përditshmëri.

Së fundmi, ajo publikoi një video në rrjetin social Instagram, ku shfaqej teksa ushqehej me një hamburgerët më të shtrenjtë në histori, qoftja e së cilit është e gatuar me arë.

“Po kafshoj këtë hamburger ari 24 karatësh, këtu në Rock Hard Cafe sepse un jam yll roku, dhe kështu hanë yjet e rokut”, ka shkruar Rexha në Instagram.