Bebe Rexha: U rrita në një familje shqiptare, andaj mund të përballoj çdo gjë

Bebe edhe një herë tregon me krenari që është shqiptare.

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, është çdo herë afër fansave të saj përmes postimeve që i bën në rrjete sociale.

Artistja, jo rrallëherë ka folur në intervista për prejardhjen e saj, ndërsa këtë e tregon edhe para miliona fansave në rrjete sociale.

Së fundi, këngëtarja ka shpërndarë një postim në Instagram, ku thuhet se duhet në rezyme ta shtojë se është rritur nga një familje shqiptare, andaj ia del me çdo gjë.

“Unë do të vendos “Unë u rrita në një familje shqiptare” në rezymenë time, në mënyrë që ata të dinë se unë mund të përballoj çdo gjë”, shkroi ajo