Bebe Rexha tregon se Katy Perry e ndihmoi të largojë stresin e rrjeteve sociale

Këngëtarja e njohur, Bebe Rexha, ka thënë që këngëtarja Katy Perry, e ka ndihmuar atë të kalojë disa komente negative që i mori në rrjetet sociale.

Këtë e tha Rexha në një një intervistë për The Sun.Rexha tha se ishte në një tur në Brazil bashkë me Perryn, ndërkohë ajo e këshilloi atë në këtë aspekt.

“Ato ditë isha në depresion, ndërkohë lexova një tweet ku më qeshën, nga kjo u nervozova dhe u stresova shumë”.

“Kështu Katy ishte pranë dhe më tha që nuk duhet të merrem me këso komente, ajo tha se unë duhet të lexoja shumë lajme të mira që më shkruajnë njerëzit dhe të lë anash ato të këqijat”, tha Rexha.