Bebe Rexha takon Angelina Jolie-n dhe ia plas vajit

Angelina Jolie bashkë me të gjithë fëmijët e saj kanë shkuar në premierën e filmit më të ri të Maleficent: Mistress Of Evil dhe Bebe Rexha shpreh emocionet pasi takon aktoren e njohur botërore në tepihun e kuq.

E në eventin e premierës së “Maleficent: Mistress Of Evil”, ka qenë edhe këngëtarja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha.

Bebe është paraqitur në një fustan të zi shumë elegant, teksa ka parakaluar në tepihun e kuq ku edhe aktorja Jolie ka pozuar me fëmijët e saj.

Këngëtarja madje ka pozuar me yllin e filmit, ndërsa menjherë ka bërë një postim në Instagram, duke shkruar thjesht: “E takova Mbretëreshën Jolie. Ajo është ‘inspirim’.

Angelina edhe në këtë pjesë të dytë të filmit paraqitet në rolin e Maleficent, pas suksesit me filmin e parë.

Ndërsa, edhe Bebe është pjesë e projektit, pasi ka bërë dhe e këndon këngën zyrtare të filmit, ‘You can’t stop the girl’.

Këngëtarja shqiptare duket se ka pasur një nga netët më të bukura të jetës së saj dhe është shfaqur elegante dhe shumë e bukur në veshjen dhe dukjen e saj.

Fustani i gjatë e i zi, por me një prerje të thellë i është përshtatur shumë artistes dhe stilit të saj dhe të filmit.

“Maleficent: Mistress of Evil” është pjesa e dytë e filmit që tregon ngjarjen nga perspektiva e personazhit negativ nga filmi i Disney ‘Bukuroshja e Fjetur’ me princeshën Aurora.

“Mistress of Evil” do të fillojë të shfaqet në kinematë botërore më 18 tetor.

loading…