Bebe Rexha sjell klipin vertikal të këngës “Last Hurrah”

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, është shumë aktive në muzikë.

Muajin e kaluar, ajo publikoi këngën e saj me titull “Last Hurrah”, klipi i së cilës u bë shumë i përfolur në mediat e huaja.

Së fundmi, Rexha ka sjell edhe videon vertikale të kësaj kënge, për ata që duan çasje në klipin e ri të këngëtares shqiptare.

Në këtë video, ajo shfaqet si një engjull teksa intepreton këngën e saj më të re.

Për paraqitjen e saj në këtë klip, Bebe Rexha kishte marrë kritika edhe nga familjarët e saj, gjersa më pas u ka premtuar atyre se do të bëjë më shumë kujdes në paraqitje.