Bebe Rexha shfaqet me sy të fashuar në koncertin e radhës

Bebe Rexha u bë protagonistja kryesore e mediave ndërkombëtare gjatë këtyre ditëve.

Shkas për këtë u bë një sulm nga një pjesëmarrës në koncertin e saj të së dielës në New York, i cili hodhi telefonin e tij në drejtim të saj.

Si rrjedhojë, telefoni përfundoi në fytyrën e 33-vjeçares duke i shkaktuar plagë, për të cilat ajo u detyrua që të marrë tretman të menjëhershëm mjekësor.

Pavarësisht bujës së madhe që kjo ngjarje ka bërë, interpretuesja e hitit “I’m A Mess” iu tha fansave të saj se nuk do ta ndërpresë turneun e saj, duke vazhduar me datat e caktuara për koncertet e radhës.

Të mërkurën në mbrëmje, Rexha ka mbajtur koncert në ‘The Fillmore’ në Filadelfia në kuadër të turneut të saj “Best F**n Night Of My Life”, i cili përfshin koncerte fillimisht në Amerikën e Veriut, ndërsa më pas edhe në Evropë.

Bebe Rexha në Filadelfia (Foto: Instagram)

E teksa është ngjitur në skenë me një kostum të verdhë dhe plot shkëlqim, këngëtarja me origjinë shqiptare ka performuar me syrin e fashuar, i cili është dëmtuar nga goditja që mori në koncertin e fundit.

Bebe Rexha në Filadelfia (Foto: Instagram)

Nga pamjet që kanë qarkulluar në rrjetet sociale, vërehet se atmosfera ka qenë mjaft e mirë dhe se publiku e ka inkurajuar vazhdimisht me duartrokitje këngëtaren, e cila e mori veten shpejt nga ndodhia e fundit.

Bebe Rexha në Filadelfia (Foto: Instagram)
Bebe Rexha në Filadelfia (Foto: Instagram)
Bebe Rexha në Filadelfia (Foto: Instagram)