Bebe Rexha publikon video nga studioja duke incizuar këngën në gjuhën shqipe “Të dua”

Artistja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, mori vëmendjen e të gjithë shqiptarëve kur pak muaj më parë publikoi një demo të një këngeje të realizuar në shqip.

Sigurisht që kjo u pa me shaka nga audienca e saj shqiptare, duke marrë parasysh se si një emër i njohur globalisht – ajo i realizon të gjitha këngët në gjuhën angleze.

Por mesa duket, Bebe Rexha e ka marrë seriozisht realizimin e këngës në shqip, e cila me gjasë do të titullohet “Të Dua”.

Bebe Rexha (Foto: Bebe Rexha/Instagram)

Ajo publikoi së fundmi në InstaStory një tjetër video, ku shihej në studio me producentin shqiptar në Amerikë, DJ Gimi-O, teksa finalizojnë këngën.

Në vargjet që ajo këndon, mund të dëgjohet teksa thotë: “Ti je vetëm për mu; A e din sa shumë të du: Dorë për dore në këtë botë; From New York to Kosovo”.

VIDEO

Kjo vjen pas suksesit që artistja shqiptare shënoi me turneun e saj të fundit, “Best F*n Night Of My Life” në Amerikë, teksa shumë shpejt do të vazhdojë edhe në Evropë.

Ajo në prill publikoi albumin e saj të tretë, “Bebe”, me disa hite të përfshira brenda, ku ndër to mund të përmendet edhe kënga shumë e suksesshme, “I;m Good (Blue)” me David Guettan.