Bebe Rexha publikon video me bikini, tregon format trupore para pasqyrës (VIDEO)

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, vazhdon t’i tregojë me krenari linjat e saj të trupit.

Përkundër faktit se është pak e shëndoshë, ajo thotë se nuk ia ndjen dhe se dëshiron t’ua dëshmojë fansave që edhe ajo nuk është një tip i përkryer.

Së fundmi, Rexha publikoi një video në InstaStory për fansat e saj, ku shfaqej me bikini të kuqe, ndërsa vinte në pah format bombastike para pasqyrës.

Ajo me druajtje tregon edhe të pasmet e saj të mëdha, duke thënë se ndjehet rehat me vijën e saj të trupit.

Ndërkohë, këngëtarja shqiptare që jeton dhe vepron në ShBA ka paralajmëruar se së shpejti do të publikojë një këngë të re.

Përndryshe, projekti i fundit muzikor që ajo solli ishte kënga “Call you mine” në bashkëpunim me The Chainsmokers, që u prit shumë mirë nga publiku.

loading…